-640-0-ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1-1685469324

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit.

Policia thotë se 70-vjeçari është gjetur pa shenja jete në rrugë, dhe nuk ka shenja dhune.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 26.02.2025, rreth orës 18:25, në Astir, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç.

Paraprakisht nuk vërehen shenja dhune. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.