Një ngjarje e rëndë raportohet mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Mësohet se një 40 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

“Më datë 25.05.2023, rreth orës 06:15, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij, shtetasi A. Gj., 40 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.