Një 69-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e tualetit të një dyqani në Elbasan. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kala” ku për shkaqe ende të paqarta ka ndërruar jetë 69-vjeçari me inicialet B.B.

Policia thotë se nuk ka shenja dhune dhe se 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore ç’ka bën të dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 15.02.2022, rreth orës  15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.