Të dhënat e publikuara nga INSTAT treguan se në tremujorin e parë të këtij viti u regjistruar shifra më e ulët historike e lindjeve në vend, që prej kohës së matjes së tyre.

Nga 1 janari 2023 deri më 31 mars 2023 ishte 5164, duke shënuar një rënie me 17 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se edhe numri i vdekjeve ka rënë me gati 32 për qind, por pavarësisht kësaj, rënia e fortë e lindjeve ka bërë që në tremujorin e parë të këtij viti, shtesa natyrore e popullsisë të regjistrojë rënie me gati 400 banorë.

Nga 12 qarqet e vendit, vetëm katër prej tyre raportojnë shtesë pozitive natyrore, në 8 të tjerët shtesa është negative, që do të thotë se ka pasur më shumë vdekje se sa lindje.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me vetëm 77 lindje.

Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e pare 2022 e ka qarku i Kukësit me 9 për qind, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33 për qind.