Një kafkë njeriu dhe disa eshtra janë konstatuar në një zonë pranë Fushë Kuqes.

Qytetarët që i kanë konstatuar kanë njoftuar policinë për rastin, e cila rrethoi zonën dhe kafkën bashkë me eshtrat që mblodhi në vendin e ngjarjes i dërgoi për ekzaminim për të zbuluar se kujt i përkasin.

Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimet për rastin.