Pas disa ditësh, gjendet trupi i pajetë i turistit holandez, Jules Schurmmans, i cili dy ditë më parë u zhduk teksa po eksploronte kanionet e Osumit.
Schurmmans dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmman 64 vjeçe ishin futur dy ditë më parë në kanionet e Osumit për të notuar.
Gruaja e tij u shpëtua nga rrjedha, ndërsa tani është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tha se bashkëshortin e saj e kishte marrë rrjedha e lumit dhe se nuk kishte mundur që ta shpëtonte.
Menjëherë shërbimet zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes së bashku me plumbarët e Repartit Special “Renea” të cilët punuan pa u ndalur për gjetjen e holandezit.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting Zamo Spathara shpreh shqetësimin e tij për ngjarjen dhe bën thirrje që të gjithë personat, vendas apo të huaj, të cilët bëjnë aktivitete sportive dhe aventure si rafting, kayaking dhe eksplorim kanionesh, t’i referohen guidave profesioniste të licencuara dhe të trajnuara nga Federata Shqiptare e Rafting për t’u pajisur me të gjitha informacionet dhe pajisjet e nevojshme për të hyrë në kanion në siguri të plotë.