Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me videon e publikuar mbrëmjen e djeshme në media, ku ai shfaqej duke hyrë në një apartament bashkë me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe dilnin një kohësisht të dy pas 60 minutash.

Ashtu siç pritej, Basha e mohon takimin me Ballën, teksa videon e quan montazh. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se kjo video është bërë me qëllim për t’i fryrë përçarjes së demokratëve, e që sipas tij i bëjnë nder vetëm kryeministrit Edi Rama.

“Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.”, shkruan Basha.