Parashikuesja, Irini Kakaçaj, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka folur në lidhje me ngjarjet që pritet të ndodhin në vendin tonë gjatë vitit 2023.

Teksa foli për parashikimet për zgjedhjet lokale të 14 maji , Irini tha se ish-kryeministri Sali Berisha do të ndahet nga jeta në fund të vitit 2023.

“Sali Berisha në fund të vitit 2023 ndërron jetë. Do i dali diçka që do të jetë shumë tronditje për të. Unë jam një parashikuese, ishalla dal një gënjeshtare. Diçka do i ndodhi. Larg qoftë!”, tha parashikuesja.

Sigurisht deklarata e saj tronditi moderatorët e emisionit, të cilët duke uruar që ish-kryeministri të ketë një jetë të gjatë, theksuan se deklarata e Irinit mbetet një parashikim dhe asgjë më shumë.

Për të zbutur atmosferën, moderatori Arjon Muça ndërroi temë, duke e pyetur parshikuesen se çfarë do të ndodhë me martesën e çiftit më të përfolur në Shqipëri,  Luiz-Kiara.

Në lidhje me këtë Irirni tha se çifti nuk do të të ketë një martesë të gjatë dhe se do të ndahen./albeu.com/