Konfirmohet edhe një herë se ky është Botërori i surprizave, pasi Gjermania dështon që në fazën e grupeve dhe e mbyll këtu rrugëtimin. Një nga kombëtaret më të mëdha në botë zhgënjejnë totalisht dhe përfundojnë në vendin e 3-të me katër pikë po aq sa Spanja e vendit te dytë, pavarësisht fitores 2-4 me Kosta Rikën.
Sfida u zhbllokua që në minutën e dhjetë. Panzerat kaluan në avantazh me Gnabryn, pas një goditje me kokë.Ekipi i Flick e kërkoi me ngulm golin e sigurisë brenda fraksionit, por pavarësisht përpjekjeve, nuk ia dolit dot.
Kur nuk shënon, e pëson. Ky është rregulli i pashkruar i futbollit. Në një aksion rrokambolesk, kostarikanët vendosin ekuilibrat me Tejeda.
Skuadrsa e Suarez do bënte çmendurinë dhe do përmbyste sfidën me Vargas, por gëzimi do zgjaste shumë pak, pasi Havertz do barazonte shifrat.
Po Havertz do tregonte klasin e tij në minutat e fundit, duke rikthyer avantazhin gjerman edhe një herë. Në fund të sfidës do kishte kohë edhe për Fullkrug, por më kot, pasi fundi i hidhur ishte vendosur tashmë.