Italia mbetet për të dytin edicion radhazi jashtë Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini është eliminuar në play-off nga Maqedonia e Veriut, duke u mundur në Palermo me shifrat 0-1.

Italianët dominuan të gjithë ndeshjen, duke tentuar disa herë portën maqedonase, por pa qenë të saktë me raste të panumërta të shpërdoruara. Në fund, kur priteshin kohët shtesë, diferencën e bëri gjuajtja e Trajkovskit nga jashtë zonës, e cila kaloi Donarumën dhe i dha Maqedonisë së Veriut një rezultat që pakkush e kishte parashikuar.