Gjermania po planifikon të dërgojë 2700 raketa të tjera kundërajrore në Ukrainë. Berlini zyrtar ka ndryshuar politikën e saj ushtarake, pasi në të kaluarën ka kufizuar eksportin e armëve të saj në konlifkte. raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.
Raketat tokë-ajër “Strela”, të cilat dikur i përkisnin arsenalit të vjetër të Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore të kontrolluar nga sovjetikët, janë miratuar për eksport nga ministria ekonomike e Gjermanisë, por ende presin miratimin zyrtar Këshilli Federal i Sigurisë. Raketat “Strela”, edhe pse të vjetra konsiderohen vdekjeprurëse ndaj helikopterëve dhe avionëve që fluturojnë ulët.
Përveç kësaj, qeveria e kancelarit Olaf Scholz ka ndezur dritën jeshile për dërgimin e armëve nga Holanda dhe Estonia që dikur i përkisnin Gjermanisë Lindore.
Ndërkohë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje të enjten për një hetim urgjent për atë që ajo e quajti shkelje të të drejtave të njeriut të kryera nga Rusia gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.
“Ne duhet t’i kundërvihemi këtij sulmi. Të drejtat e njeriut janë universale”, tha Baerbock në një video-mesazh drejtuar Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Baerbock shtoi se “ne kemi nevojë urgjente për një Komision Hetimor për Ukrainën për të hetuar të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut që janë kryer nga Rusia që nga agresioni i saj ushtarak. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në llogaridhënie.”
Gjermania ka bërë ndryshime thelbësore në vendimet ushtsrake dhe buxhetin për ushtrinë javën e fundit duke hequr dorë nga politika e 80 viteve të fundit.