Bukuroshja e njohur e ekranit, Elita Rudi, feston sot (e martë) ditëlindjen.
E lindur më 28 qershor të vitit 1993, ajo ka mbushur plot 29 vite jetë me suksese të mëdha në karrierë.
Elita për publikun është bërë e njohur që shumë vite, për shkak të profesionit si dhe disa emisioneve që ka moderuar.
Në ditën e veçantë mes shumë urimeve një befasi nuk ka munguar as nga bashkëshorti i saj, reperi Gjiko.
Ky i fundit ka shpërndarë një sërë videosh në rrjete sociale, ku shihet duke e befasuar me një tortë.
Ata ndërkaq këto ditë kanë nisur edhe pushimet së bashku, në një resort në Turqi.
Gjiko dhe Elita ndryshe janë të martuar që disa vite dhe kanë bashkë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.