Elita Rudi dhe Gjiko janë një nga çiftet më të dashura për publikun.

Gjithnjë shumë të kujdesshëm ndaj njëri tjetrit ata përçojnë shumë dashuri edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, Gjiko ka publikuar një video në Instastory ku Elita duket se po regjistron një këngë në një studio muzikore.

Pasi përshëndeten, Gjiko thotë “së shpejti” dhe Elita i bën me shenjë që të heshtë, sigurisht duke qeshur.

Presim të shohim nëse vërtetë Elita do të na demostrojë talentin e saj në këndim.