Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi i ka mahnitur si gjithmonë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me format perfekte trupore me fotot e fundit teksa po shijon disa ditë relaksuese në bregdet.

Ajo duket në super formë e veshur me bikini teksa ka pozuar buzë detit. Mirëpo fansat kanë vënë re një detaj i cili mesa duket i ka shpëtuar Elitës.

Në foto mund të vihet re që moderatorja ka përdorur fotoshop tek pjesa e dorës e cila duket si një dorë kukulle. Ndjekësit kanë shpërthyer në komente teksa e kanë ‘kryqzuar’ Elitën për këtë gjë.

“Paske harruar të rregullosh dorën pak më mirë”– i shkruan një ndjekës.

“O Zot si e ka bërë dorën nga fotoshopi, ju nuk e doni veten tuaj”- komentoi një tjetër.

Ndërsa dikush tjetër shtoi: “Edhe tek duart paske bërë photoshop, dora plastikë?”

“Të gjitha komentet flasin për fotoshopin e tepruar.Ashtu bëra dhe un.Po mua pse ma fshive komentin moj”- komëntoi ndjekësja.