Çifti i famshëm Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë ndër më të preferuarit në Shqipëri dhe jashtë saj. Së fundmi Elita ishte e ftuar në emisionin “T7”. Moderatorja ka rrëfyer planet e saj në të ardhmen e cila nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëshortin e saj.
Ata janë bekuar me dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Por me sa duket reperi po i kërkon asaj që ta zgjerojnë familjen. Elita përmes emisionit i ka dhënë përgjigjen e saj përfundimtare bashkëshortit të saj duke thënë se nuk do të ketë një fëmijë të tretë.
“Unë kam përfunduar me bebat. Nuk ka beb numër 3 sepse jam e përmbushur dhe do i përkushtohem televizionit”, tha Elita.
Ajo gjithashtu u ka dhënë një mesazh nënave të reja e cila tha: “Duhet të jeni shumë gati për të filluar një fazë tjetër të re të jetës. Vjen një farë pike që ti e ndjen që duhet me ndryshu gjithë jetën tëndë. Vjen një pikë që ty tbëhet bajat me dal në club, kafe dhe udhëtime sepse kur bëhesh nënë ke rol shumë të madh”.