GJKKO ka dënuar për fyerje deputetin Ervin Salianji ndaj Evi Kokalarit.

Salianji është dënuar me 50 mijë lekë gjobë. Deputeti demokrat tha pak muaj me parë se burri i aktivistes në ‘Foltoren’ e Sali Berishës është pjesë e organizatës së Agimit të Artë.

Mësohet se Salianji është dënuar për fyerje ndaj Evi Kokalarit, pasi padisë që kjo e fundit paraqiti në SPAK në nëntor të vitit të kaluar.

Përplasja mes tyre nisi pas Salianji deklaroi në media se bashkëshorti i Evi Kokalarit ishte i përfshirë në partinë e Agimit të Artë i financuar nga qarqet anti-shqiptare.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.

Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.