Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën “arrest me burg” ndaj dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash në aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Në seancën e sotme gjyqësore është vendosur që Malltezi të qëndrojë pas hekurave me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Po për të njëjtat akuza, GJKKO ka vendosur masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim i lëvizjes jashtë shtetit për biznesmenin Fatmir Bektashi, duke marrë parasysh moshën e tij të thyer dhe problemet me shëndetin.

Avokatët e Malltezit kërkuan shfuqizimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se klienti i tyre nuk kishte kryer asnjë vepër penale dhe se përfitimet nuk janë kryer në mënyrë të paligjshme.

Seanca u shty dy herë gjatë ditë së sotme, për shkak se avokatët e palës mbrojtëse kërkuan që të njhen me dosjen hetimore.

Sakaq, ditën e nesërme në orën 14:00 në GJKKO është caktuar zhvillimi i seancës për marrjen në pyetje të ish-krye