Nëse keni nevojë për një arsye tjetër për të fjetur mjaftueshëm, ja ku është: përmirëson shëndetin e zemrës. Shoqata Amerikane e Zemrës shtoi kohëzgjatjen e gjumit në listën e saj të kontrollit të shëndetit kardiovaskular. “Life’s Essential 8”, është një pyetësor që mat tetë fusha kryesore për të përcaktuar shëndetin kardiovaskular të një personi.
Përveç gjumit, lista e re përmbante kategoritë origjinale: dieta, aktiviteti fizik, ekspozimi ndaj nikotinës, indeksi i masës trupore, lipidet e gjakut, glukoza në gjak dhe presioni i gjakut.
Kohëzgjatja e gjumit u rendit në listë pasi studiuesit ekzaminuan gjetjet e reja shkencore gjatë dekadës së fundit që zbuluan se gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, sipas Dr. Eduardo Sanchez, shefi mjekësor i AHA-së për parandalimin.
Çfarë llogaritet si gjumë i shëndetshëm?
Të rriturit duhet të flenë shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë. Megjithatë, njerëzit duhet të kenë gjumë cilësor për të marrë përfitime. Pra nuk mjafton veëm kohëzgjatja, por edhe një gjumë i mirë.
Një person kalon nëpër cikle të shumta gjumi. Ka tre faza të gjumit dhe në të tretën futeni në gjumë të thellë.
Nëse zgjoheni vazhdimisht, kjo do t’ju pengojë të shkoni në fazat pasardhëse. Kjo mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe rritje të niveleve të sheqerit në gjak, gjë që lidhet me diabetin dhe obezitetin, tha ai. Në këto kushte shëndetësore, shëndeti i zemrës dobësohet ndërsa rritet risku për pasoja të rënda. Ku artikull duhet t’ju bëjë t’i rimendoni edhe një herë, oraret e gjumit, edhe nëse jeni në moshë të re.