Gjykata e Shkodrës ka vendosur për ekstradimin në Rusi të Igor Kokunov.
59-vjeçari rus akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi. Ai akuzohet për krime si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.
Kokunov u arrestua në muajin Gusht në doganën e Muriqanit.
Për 59-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, tashmë ka një vendim për ekstradim në Rusi, të cilin ai e ka kundërshtuar në vazhdimësi duke pretenduar se i rrezikohet jeta.
Avokati i rusit ka deklaruar se vendimin e Gjykatës së Shkodrës do ta apelojnë.