Një 26-vjeçare shqiptare shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë në një fabrikë në Itali.

Viktima është shqiptarja Anila Grishaj, e cila ishte duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.

Ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, dhe sipas mediave italiane, 26-vjeçares i ka ngecur koka në një prej makinerive.

Edhe ndërhyrja për ta ndihmuar ka qenë e shpejtë, pasi goditja se ishte fatale.

Është e paqartë nëse bëhet fjalë mosfunksionim të makinerisë apo nëse tragjedia është shkaktuar nga mungesa e rregullores së sigurisë dhe pajisjeve për mbrojtjen e punëtorëve.