Maryanne Trump Barry, motra e ish-presidentit, Donald Trump, është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në New York.

Siç raportojnë mediat, 86-vjeçarja është gjetur e vdekur brenda apartamentit të saj rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, pasi ekipet e emergjencës i janë përgjigjur një thirrjeje për arrest kardiak. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet por është nën hetime.

Deri në pensionimin e saj në 2019, Barry ishte një gjyqtare e lartë në Gjykatën e 3-të të Apelit të Qarkut të SHBA, një nivel më poshtë Gjykatës së Lartë.

Përpara se të bëhej gjykatëse, Barry u bë Ndihmës Prokurore e SHBA-së në vitin 1974 dhe u emërua në gjykatën federale në Nju Xhersi nga ish-presidenti Ronald Reagan.

Ajo kaloi më vonë në Gjykatën e Apelit të SHBA nga ish-presidenti Bill Clinton der isa doli në pension në vitin 2019, mes një hetimi mbi praktikat tatimore të familjes së saj.

Barry kishte qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes gjatë presidencës së vëllait të saj, por tërhoqi vëmendje pasi mbesa e saj, Mary Trump e kishte regjistruar fshehurazi ndërsa promovonte një libër që denonconte ish-presidentin.

Në regjistrimet, Barry mund të dëgjohej duke kritikuar ashpër vëllain e saj, në një moment duke thënë se ish-presidenti “nuk ka parime” dhe është “mizor”./CNN