GJEDNJ ka rrëzuar padinë e bërë nga ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i cili u shkarkua nga kuvendi i Republikës

Sipas GJEDNJ, Fullani nuk ka ndjekur të gjitha rrugët juridike, duke mos paraqitur padi në kushtetuese. GJDENJ argumenton se kërkesa është e papranueshme.

Ish-guvernatori u arrestua në vitin 2014 me akuzën e vjedhjes duke shpërdorur detyrën për 713 milionë lekë të reja. Më pas, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votoi për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit në vitin 2014 dhe u miratua nga Kuvendi, pas skandalit që plasi në Bankën Qendrore.

Ardian Fullani fillimisht u arrestua, më pas Gjykata vendosi arrest shtëpie, kurse vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015 e shpalli të pafajshëm. Pas arrestimit dhe shkarkimit ish Guvernatori, Ardian Fullani, paditi në Gjykatën Administrative, Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin nga detyra, duke kërkuar dëmshpërblim. Gjykata i dha të drejtë duke fituar 56 paga dëmshpërblim.