Gjykata e Tiranës la sot në burg 49-vjeçarin Albert Ostreni, i cili plagosi me armë zjarri 23-vjeçarin Renaldo Mejdani pak ditë më parë.
Në qeli pa afat do të qëndrojë edhe Fatmir Gega, i cili strehoi Ostrenin gjatë arratisë.
Albert Ostreni u justifikua me argumentin se qëlloi për vetëmbrojtje, pasi Mejdani e kishte goditur.
“Njihemi prej shumë vitesh, që kur ishim të vegjël. E qëllova pasi më goditi me grusht. Jam penduar” tha autori kokulur.
Pas tij ishte ulur Fatmir Gega, që e fshehu gjatë arratisë. Kamerat kapën një moment kur Gega fshihet pas Ostrenit duke qeshur.
Në pamje duket edhe njëri nga policët që e shoqëron që mezi mban të qeshurën.