Këtë mëngjes Kristian Medolli u shoqërua nga polica drejt dyerve të gjykatës për tu njohur me masën e dënimit.

I shpallur fajtor edhe nga gjyqtari, ai ka mundur të arratiset nga ambiente e Gjykatës së Korçës.

Policia ka njoftuar se ka ngritur postoblloqe në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Korçë/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.