Capital T është shumë aktiv në rrjete sociale, ku së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një status të bërë në Instastory.

“Boll i bëtë të famshëm njerëzit budallenj. Është e rrezikshme”, ka shkruar ai. Nuk dihet nëse reperi ka dikë ndërmend apo është thjesht një status përgjithësues.

Kujtojmë se Capitali ka qenë shumë aktiv në muzikë. Para dy javësh ai publikoi këngën “Hera e fundit”, ndërsa para pak ditësh bashkëpunimin “Dashnisë” me Irkenc Hykën.