Një bankë e nivelit të dytë në Malësi të Madhe, BKT, është grabitur mesditën e sotme nga tre persona të maskuar dhe armatosur.
Autorët pas grabitjes janë larguar me një automjet tip “Voslkswagen” në ngjyrë të zezë, e cila më pas u gjet e djegur në dalje të Koplikut.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar, pasi autorët kanë qenë të interesuar vetëm për paratë.
Ende nuk dihet sa është shumë që arritën që të merrnin. Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri grabiten banka.