Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi është përfolur shumë në mediat rozë, së fundmi për lidhjen e saj me aktorin Romeo Veshaj.

Para pak kohësh ajo deklaronte publikisht se ishte e dashuruar me të dhe plot siguri fliste për marrëdhënien me të teksa ky i fundit nuk e përmendte në asnjë dalje publike madje u vardisej modeleve publikisht.

Vajza e ministrit, e ftuar në një intervistë deklaroi pak ditë më parë se lidhja me aktorin kishte përfunduar.

Ajo u justifikua me faktin se ishte vetëm 20-vjeç dhe se kishte jetuar me familjen e tij dhe se mendonte martesën me të.

Së fundmi, Aleksia ka publikuar një video në Instagramin e saj ku shfaqte më shumë se 90% të gjoksit teksa reklamonte një palë bikini.

Ajo e ka fshirë storyn e saj pasi siç duket është penduar që e ka postuar.