Aktorit të humorit Rezart Veleshnja së fundmi i ka ndodhur e paparitura.
Aktori i njohur për rolet e tij të shumta në show-n “Portokalli” ka rënë pre e një grabitje në mes të Tiranës. Jo vetëm kaq. “Prapaskena” bën me dije se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët.
Ngjarja ka ndodhur pasi aktori ka tërhequr disa para në një bankomat të ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.
Sapo ka tërhequr një shumë të hollash, grabitësi bashkë me disa persona të tjerë i kanë futur duart në xhep Rezit dhe i kanë marrë paratë. Si pasojë e sulmit, aktori Rezart Veleshnja ka pësuar dëmtime deri në një shkallë të rëndë, në disa pjesë të trupit.
Pas gjithë kësaj ngjarje, Policia ka arritur të zbulojë grabitësit, duke i arrestuar. Deri më tani është zbuluar se grupi i grabitësve ndiqnin qytetarët dhe më pas i sulmonin në kohën që dilnin nga banka duke u marrë paratë me dhunë.
Autorët tashmë rrezikojnë nga 5 deri në 15 vite burg për grabitje me dhunë, sipas ligjit.
Sa i përket karrierës së tij të gjatë tashmë,
Rezart Veleshnja njihet për imitimet e tij. Ndër ato që kanë bërë bujë në spektaklin e humorit “Portokalli” kanë qenë ai si Sali Berisha, Arjan Cani apo edhe si prezantuesi Eni Shehu.