Policia ka sjellë disa detaje nga grabitja e këmbimit valutor që ndodhi pak më parë në lagjen e Kombinatit. Policia ofron 5000 euro për njerëzit që mund të disponojnë informacion për autorin dhe gjithashtu nga kamerat e sigurisë është kapur një foto e tij.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.