
Greta Koçi ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh në pamje dhe duhet thënë se gati nuk njihet. Greta ka hequr dorë nga flokët e zeza që i ka mbajtur prej vitesh.
Këngëtarja është shfaqur sot me një ngjyrë të hapur flokësh, që i shkon shumë.
Kjo është hera e parë që Gretën e shohim me flokë kaq të hapura dhe komplimentat kanë qenë të shumta nga ndjekësit e saj.