Grida Duma do të kthehet nga politikane opozitare në gazetare dhe prezantuese televizive në Top Channel.

Në një tentativë për të “lëpirë” dhe lavdëruar sa më shumë këtë televizion, ajo ka bërë një gafë.

Grida tregoi një histori se në vitet ’90, një gjysh thoshte se nipi i vet dinte pastër shqipen, pasi e kishte mësuar në Top Channel dhe Digitalb. Kjo bëri që Grida të emocionohej dhe të bindej të pranonte ofertën e Top Channel për të lënë mandatin e deputetes dhe për t’i hyrë gazetarisë.

Por, Top Channel e ka nisur transmetimin në vitin 2002 ndërsa Digitalb ku krijua në vitin 2005, ndaj historia e ish deputetes me gjyshin në vitet 90′ është gënjeshtër.