IMG_9403

Gripi i syrit është një infeksion viral që prek kryesisht konjuktivën dhe transmetohet lehtësisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të duarve të ndotura me virusin dhe më pas me sytë. Periudha e inkubacionit zgjat nga 5 deri në 12 ditë, dhe gjatë kësaj kohe syri i infektuar mund të duket i skuqur.

Simptomat kryesore:

Skuqje e syrit

Ënjtje e kapakëve të syrit

Lotim i shtuar

Ndjeshmëri ndaj dritës

Kruarje, djegie dhe ndjesi e trupit të huaj në sy

Formim i krustave në qepalla

Vështirësi në mbajtjen e lenteve të kontaktit

Diagnoza dhe trajtimi:

Diagnoza bazohet kryesisht në simptomat klinike, ndërsa testet laboratorike përdoren në raste të veçanta për të diferencuar infeksione të tjera si keratokonjuktiviti nga Herpes Simpleks ose infeksionet bakteriale.

Trajtimi përfshin përdorimin e kompresave të ftohta dhe lotëve artificialë për të lehtësuar simptomat. Në raste të kruarjes së fortë mund të përdoren pomada me kortizonikë ose antibiotikë për të parandaluar infeksionet sekondare bakteriale.

Masat parandaluese:

Lani duart shpesh me ujë të ngrohtë dhe sapun.

Pastroni dhe dezinfektoni ambientet dhe objektet e përdorura nga personat e infektuar.

Shmangni fërkimin e syve për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Mos ndani sende personale si peshqirë, jastëkë apo produkte të makijazhit.

Mos përdorni lente kontakti deri në shërimin e plotë.

Përdorni trajtimin e përshkruar vetëm për syrin e prekur.

Siguroni pastrim dhe dezinfektim të rregullt në mjediset publike dhe institucionet shëndetësore.

Duke ndjekur këto masa, mund të parandalohet përhapja e gripit të syrit dhe të lehtësohen simptomat e tij./gazetajonë