E ftuar në emisionin “Rudina”, këngëtarja Xheisara, e cila muaj më parë ishte dhe konkurrente në BBV, ka folur për herë të parë për martesën dhe ndarjen që ndodhi shumë shpejt.
“Jam martuar dhe jam ridivorcuar. Ishte një dasëm e lezetshme. Por për një vit u pendova. Në të njëjtën ditë e lashë”, tha Sara.
“Realisht nuk do doja të flisja fare për këtë pjesën. Unë jam shpirt i lirë nuk më lidhen kollaj këmbët”, u shpreh ajo