Sherri i nisur mes një çifti ka rezultuar në një sulm fizik të dhunshëm mes familjeve të tyre. Ngjarja ka ndodhur në Palermo, Itali.

Nusja dhe vjehrra kanë kafshuar njëra-tjetrën dhe kanë pësuar lëndime të rënda, njëra në krah dhe tjetra në vesh.

Sherri shpërtheu pasi burri i telefonoi ish-gruas për të parë vajzën e tij, të cilën ai pretendoi se nuk e kishte parë për 4 muaj. Duke mos marrë asnjë përgjigje, burri iu drejtua policisë që e ftoi të denonconte. Pas telefonatës, burri është paraqitur në shtëpinë e gruas i shoqëruar nga nëna. Me të mbërritur ish-i me babanë e saj dhe me fëmijën, nisi sulmi fizik.

Ndërsa dy femrat ishin të angazhuara për të sulmuar fizikisht njëra-tjetrën, vjehrri kishte tentuar të përplaste me makinë dhëndrin i cili nga ana e tij do të përpiqej të mbrohej me shkop bejsbolli.

Episodi ka përfunduar me mbërritjen e policisë dhe të katërt janë shoqëruar në komisariat.