Ish konkurrentja e Përputhen, Shqipe Hysenaj e ftuar në E diell ka bërë deklaratë të fort për takimet midis vajzave dhe djem.

Ajo ka shprehur se nuk ka më takime dhe dalje të sinqerta, pasi vajzat shpesh dalin vetëm për të përfituar produkte të shtrenjta si dhuratë nga djemtë.

“Prandaj jam vetëm, se njerëzit modifikohen. Unë dal me Manushin, bëj atë që nuk jam dhe Manushi shfaqet ashtu siç nuk është. Më ka rastisur të flas me një person që thotë se ka familje të mirë, punë stabël dhe në fakt më doli person që nuk ishte ashtu”, u shpreh Shqipja.

Madje ajo i habiti të gjithë kur tha se “mashkulli ka të drejtë kur thonë se vajzat janë materialiste”.

“Janë shumë materialiste dhe e shesin veten e tyre për materiale. Por nuk janë të gjitha kështu. Çfarë ju ofron mashkulli? Ka vajza 15-16 vjeçe që shohin makinat”, tha Hysenaj.