Hani mish derri për Bajram : Pas “Xhangollit” edhe supermarketi BioJu provokon myslimanët
Besimtarët myslimanë janë provokuar sot nga supermarketet teksa festuan sot Fiter Bajramin pas një muaji agjerim gjatë muajit të Ramazanit duke faluar në orët e para të mëngjesit namazin në sheshin Skëndërbej dhe xhamitë e kryeqyteit.
Pas namazit dhe vizitave te njeri-tjetri besimtarët hëngrën edhe drekën e Bajramit, por duket se këtë vit ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku nga keqdashja apo injoranca, bizneset e supermarketeve kanë ofruar edhe mish derri në ofertat e tyre për besimtarët.
Në fillim ishte supermarket Xhangolli, i cili në fletëpalosjet e shpërndara me rastin e Fiter Bajramit ka ofruar edhe mish derri me “ofertë”, por duket se në të njëjtën “mendje” ka qenë edhe supermarket “BioJu”.
Ky rrjet supermarketesh u ka ofruar myslimanëve proshuta të ndryshme derri, ashtu si edhe supermarket Xhangolli që ofron bërxolla derri.
Kjo ngjarja ka shkaktuar irritim të besimtarëve në rrjetet sociale duke kërkuar bojkot të këtij rrjeti supermarketesh pas skandalit të ndodhur.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe imami i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja që ka dënuar aktin e turpshëm të supermarketit në fjalë duke kërkuar minimalisht prej tyre që të kërkojnë falje.
Ai shkruan:
Çudira Shqiptare…
Nuk po kuptoja çfarë kishte ndodhur.
A derri u tundua e doli për Bajram?!
Apo ‘Bajrami’ kishte dalë nga Islami?!
Dikush duhet të mbajë përgjegjsi!!!
E pakta të kërkojë ndjesë.
GËZUAR!