Para se të hynte në shtëpinë e Big Brother, Luizi ishte anonim në rrjetet sociale, miqtë i kishte më të pakët e familjarët më të distancuar.

DiskWarrior v6 Crack

Por, fama e fituar nga spektakli i organizuar nga Top Channel i ka ndryshuar gjërat, për mirë a për keq secili e gjykon vetë.

Befas Luizit i mbiu një mikeshë në Instagram, që duke shfrytëzuar emrin e tij ka ngritur një faqe me mijëra njerëz që e përdor për të reklamuar biznese, ku një postim, sipas disa thashethemeve shkon deri në 5 mijë euro.

Nuk përfundon me kaq. Edhe familjarët, deri dje të distancuar prej tij, që siç thuhet kanë pasur hatërmbetje mbi disa zgjedhje që Luizi ka bërë në jetë. Por, befas këto hatermbetje janë lënë mënjanë nga nëna, motra dhe kunati i tij.

U deshën tre muaj që kunati ta vizitonte. Do të besonim që vizita e përqafimi me të në spektaklin e të shtunës ishte plotësisht e sinqertë nëse nuk do të kishte një detaj.

Sokol Tahiri, nuk ka pasur Instagram, por e hapi atë fill pas spektaklit dhe famës që mori në kurriz të Big Brother VIP dhe të Luizit.

Kulmi i përfitimit në kurriz të Luizit është hapja e një llogarie të GoFundMe po nga kunati. Deri në momentin kur shkruhej ky artikull shifra kishte arritur në gati 10 mijë dollarë. Qëllimi është mbledhja e 250 mijë dollarëve.

Nuk bëhet fjalë për një kauzë për t’i ardhur në ndihmë një njeriu në nevojë, as të sëmurë dhe as ndonjë fatkeqësie natyrore.

Bëhet fjalë për përfitim të pastër në kurriz të famës së Luizit, që i izoluar brenda shtëpisë që i dha famën te mbarë shqiptarët vështirë se e di përmasat me të cilat po përfitojnë familjarët e të afërmit në kurriz të tij.

GoFoundMe është një platformë që përdoret për bamirësi, për njerëzit në nevojë apo kur ka ndonje fatkeqësi natyrore si në rastin e tërmetit në Turqi. Është rast i rallë që kjo platformë të përdoret për pasurimin e një VIP-i si Luiz Ejlli…madje dhe më keq, për pasurimin e familjarëve të tij që prej muajsh nuk i kanë sjellë qoftë një dhuratë Luizit.