-640-0-tirana-prona-apartamente-ndertime-2-1082-scaled-1690869831

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur Thirrjen për Aplikim për Kredi me 0% Interes për Blerjen e një Banese për 530 Punonjës të Administratës Publike!

Lajmin e ka dhënë Ministri Blendi Gonxhja përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit të publikuar aplikimi bëhet në portalin E-albania, teksa theksohet se cilat janë kriteret që duhen për aplikim dhe kush institucion përfiton.

Ndërsa sa i i përket afatit të fundit të aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes.

Postimi i plotë:

Financim sipas çmimit të referencës

Sipërfaqe sipas certifikatës familjare

12 institucione të përfshira

Kriteret:

Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas ligjit “Për strehimin social”

Të mos keni një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit

Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar

Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social

Institucionet përfituese:

Ministria e Brendshme (90 kuota)

Ministria e Arsimit dhe Sportit (90 kuota)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota)

Ministria e Mbrojtjes (30 kuota)

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota)

Ministria e Drejtësisë (30 kuota)

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota)

Ministria e Financave (30 kuota)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota)

Kryeministria (30 kuota)

Aplikoni tani në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Afati i fundit i aplikimit 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes!