Një ditë pas “votimit” kanë dalë të dhënat nga selia rozë. Deputetët e PS-së kanë propozuar 67 emra për President.
Cdo deputet kishte të drejtë të shkruante tre emra në zarf. Pas hapjes së zarfeve rezultuan se në total janë propozuar 67 emra nga 74 deputetë.
Edi Rama tha dje se fokusi i socialistëve është që të gjejnë një president normal, në ndryshim nga Ilir Meta që sipas tij më skandalozi që Shqipëria ka pasur.
Sot Taulant Balla do të takojë kryetarët e grupeve të opozitës në Kuvend dhe shoqërinë civile.