Partia Socialiste ka nisur një proces të gjerë konsultimi për zgjedhjen e presidentit të ri, ku vetë deputetët gjatë ditës së nesërme do të dorëzojnë një zarf me 3 kandidatë të mundshëm.

I pyetur gjatë komunikimin me gazetarët, se cilët do të jenë tre propozimet e tij, Taulant Balla tha se rregulli është që për momentin emrat të jenë të fshehta.

A keni pasur konsultim me grupet e tjera të opozitës? Në zarfin tuaj kush do të jenë 3 propozimet?

Balla: Nesër do të jetë hapi i parë i konsultimit me grupin parlamentar të PS-së, ne kemi pasur bindjen dhe qasjen që ky proces të karakterizohet nga një hapje gjithëpërfshirëse.

Të mërkurën pasdite unë do të ftoja kryetarët e grupeve parlamentare, që sipas mundësisë që kanë të ulemi në një nga sallat e Kuvendit, kjo nuk zëvendëson konferencën e kryetarëve, por që dhe me ta të ndajmë mënyrën si do të ecim gjatë këtij procesi.

Kushtetuta e ka shprehur qartë, nuk ka nevojë për Referendum në zgjedhjen e presidentit. Ne jemi Republikë Parlamentare, kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi të zgjedhë presidentin, por atributet e tij janë të paracaktuara qartë, nuk ka të drejta ekzekutive. Nuk ka nevojë për Referendum se kushtetuta e ka shprehur qartë.

Kjo është hera e parë që iu kërkohen propozime konkrete qytetarëve, jam i bindur që ajo që bëri qeveria me Këshillimin Kombëtar është qasja e duhur, ne nuk do ja heqim të drejtën çdi qytetari të drejtën për të propozuar emra.

As unë dhe asnjë prej kolegëve nuk duhet ta thyejë rregullin, që emrat që propozojmë brenda zarfit nuk mund ti bëjmë publik të paktën në këtë fazë të procesit.