Një video e dy motrave të njohura të shoëbizit shqiptar, Megi dhe Marsi Pojani, të cilat shfaqeshin duke u tallur pranë varrit të gjyshes së tyre, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë dënuar veprimin e vajzave, duke e quajtur si të turpshmëm, të paedukatë dhe tallje me të ndjerët. Ndërsa vetë motrat Pojani jo vetëm që e kanë quajtur si “diçka normale” por janë hedhur në sulm ndaj atyre që i kanë kritikuar.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa sjell një këndvështrim më të ashpër. Ai thotë se në disa raste veprime që ulin respektin ndaj të vdekurve, mund të dënohen me burg ose gjobë.

Reagimi i Fatjon Softës:

A jemi në kushtet e veprës penale?

NENI 118: DHUNIMI I VARREVE Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Fama nuk ngrihet mbi të vdekur, aq më shumë mbi familjarët e tu! Nese te mungojne lulet dhe lotet, dhuroi heshtje dhe psheretima.