Është bërë një kërkesë e pazakontë për Cristiano Ronaldon nga dy tifoze të pranishme në tribunat e ‘do Dragao’ në Porto, ku CR7 udhëhoqi Portugalinë si kapiten në ndeshjen e fituar 2-0 kundër Maqedonisë së Veriut.

“Na jep spermën tënde”, ishte pankarta e dy vajzave të zbukuruara me flamujt portugez dhe brazilian si dhe me vizatimin e një spermatozoidi.

Një ‘mesazh’ që padyshim nuk kaloi pa u vënë re dhe shumë shpejt u bë viral në rrjetet sociale.

Kujtojmë që ish-sulmuesi i Juventusit pret që partnerja e tij Georgina të sjellë në jetë binjakët e tyre.