Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për këtë javë. Sipas SHMU, për këtë javë do të presim kushte më të qëndrueshme atmosferike, ku moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Kjo vjen si pasojë e qarkullimit anticiklonar të masave ajrore me origjinë jugore; situatë kjo e rrallë për periudhën që ndodhemi. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa ditën e Premte përgjatë ultësirës perëndimore dhe verilindje reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë.

Ndërsa në zonën e Alpeve priten reshje dëbore. Por sërish të enjten dhe të premten, pritet përsëri kalimi i disa masave ajrore të ftohta dhe të lagështa duke rikthyer motin e vranët dhe reshjet e shiut.

HARTA LIVE:

Sa i përket temperaturave, ato prekin sot për herë të parë 0°C.  Në bregdet do të variojnë, 5 / 13 °C; në vendet e ulëta: 3 / 10 °C; ndërsa në vendet malore: 0 / 8 °C. Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.