Intervista e Erjola Doçit në emisionin “Expuls” nga Ronaldo Sharka ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale. Zhaklin Lekatari ka reaguar ashpër pas deklaratave të Erjolës, e cila tregoi se harxhon 5 mijë euro në muaj dhe se një fans donte t’i jepte të gjithë pasurinë.
Zhaklin ka publikuar një foto në Instagram ku shihet mesazhi i një ndjekëseje që kritikon deklaratën dhe bashkangjitur saj, Lekatari shkruan:

“Cili është lajmi që na duhet ne si qytetarë ? Pse duhet promovuar kjo bisedë ? Cilat janë vlerat për të rinjtë dhe adoleshentët? Cili është shembulli kur një grua deklaron që suksesi është kur një burrë do të të dhurojë pasurinë ? Ore këto vajza duhen riedukuar sepse sekzismi që kanë është më i rrezikshëm se ai i gjinisë tjetër. Bukuria zbehet, idiotësia është përgjithmonë”.