nga Gazeta Jonë

Ngjarja tronditëse e tentativës për vetëflijim nga polici Azbi Spahiu ka ekspozuar edhe një herë dorëzimin e shtetit përballë oligarkisë.

Ndërkohë që qytetarët ndihen gjithnjë e më të pasigurt përpara një drejtësie me standarde të dyfishta, institucionet kanë zgjedhur të heshtin, duke mos ofruar asnjë shpjegim për ngjarjen që ka tronditur opinionin publik.

Askush nuk po pretendon se Samir Mane ka shtyrë fizikisht policin nga pallati pasi i arrestoi të birin, por ka dëshmi dhe të dhëna që tregojnë se Azbi Spahiu ishte marrë në pyetje nga AMP, kishte pasur kontakt me djalin e tij pasi doli nga AMP dhe më pas është hedhur nga pallati. Nëse kjo nuk ësht we e vërtetë, le të dalë AMP ta mohojë, por heshtja duket si konfirmim dhe rrit pasigurinë e qytetarëve.

Kjo situatë nuk i shërben as biznesmenit Mane edhe  ëse si cdo prind i këtij vendi ka ndërhyrë për të nxjerrë të birin nga qelia. Sot ai është në një situatë që s’do ta donte kurrë.

PRANDAJ Është e domosdoshme që kjo situatë të sqarohet.

Policia e Shtetit dhe institucionet përkatëse duhet të dalin publikisht dhe të sqarojnë këtë ngjarje.

Nëse nuk kanë frikë nga ndikimi i Samir Manes dhe të tjerëve si ai, atëherë është koha të tregojnë transparencë dhe t’i përgjigjen qytetarëve që kërkojnë drejtësi dhe të vërtetën.

Kjo heshtje e shtetit është një mesazh i rrezikshëm: se ligji nuk është i barabartë për të gjithë, se aplikohet ndryshe për qytetarët e thjeshtë dhe ndryshe për bizesmenët.

Në një shtet që pretendon të jetë demokratik, një ngjarje e tillë nuk mund të kalojë në heshtje.

Drejtësia nuk mund të dorëzohet përpara presionit dhe pushtetit politik dhe parasë. /gazetajone