“Si gjen gjë shqiptarat!” Kjo është shprehja më e zakonshme qe dëgjojmë kur vjen fjala për ushqime që u fshihet data e skadencës apo akoma më keq, tregtohen të prishura.

Mirëpo, kjo gjë nuk duhet toletuar asnjë sekonde, sepse bëhet fjalë për ushqim.

Së fundmi, nje skandal vjen nga kompania e vezëve Reas, e cila si duket vezët i prodhon në nëntor, ndërsa skadencën ia vë një muaj më herët. Paradoksale. Dhe kjo ka ndodhur nga nxitimi për te fshirë datën e vjetër, siç duket qartë dhe në foto.

Nga ana tjetër, një fabrikë e përpunimit të mishit në Vlorë, e quajtur Eral, prodhon qofte “unike” që mund t’i konsumosh edhe pas 12 ose 28 vitesh, sepse në datën e skadencës thotë mund të përdoren deri në datën 10/03/2034 dhe në tjetrën 06/11/2050.

Dhe jo vetëm kaq, muaji dhe viti i prodhimit janë po aq të çuditshme.

Teksa këto foto po bëjnë xhiron e rrjetit, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor nuk ka bërë asnjë reagim. Por edhe nëse reagon, e bën vetëm me një deklaratë siç bëri për salsiçet Wudi./gazetajone