Në jetën tonë të përditshme, mund të jemi mësuar që të lajmë vetëm ushqimet që kanë lëkurë të ngrënshme. Por, me siguri habiteni nga fakti se disa ushqime, pavarësisht se kanë një lëkurë jo të ngrënshme, duhet të lahen para konsumimit.

Pavarësisht se mund t’i qëroni disa fruta dhe perime, gjatë këtij procesi, bakteret nga lëvozhga bien në kontakt me lëkurën dhe kalojnë në pjesën që keni qëruar.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të lani mirë bananet, mandarinat, pjeprin, portokallin dhe frutat e ngjashme përpara se t’i qëroni. Edhe arrat duhen larë kur nuk iu është hequr lëvozhga, sepse asnjëherë nuk e dini se si janë ruajtur gjatë prodhimit dhe transportit.

Përveç kësaj, larja ndihmon në largimin e acidit fitik, i cili mbron nga parazitët që dëmtojnë trupin. Dhe frutat e thata duhen larë. Ato konsiderohet nga më të pistat, sidomos nëse nuk janë të ambalazhuara. Frutat e thata duhet të lahen mirë nën ujë të rrjedhshëm apo edhe të zhyten në ujë për disa orë.