Hetimi për Arben Ahmetajn: Gerian Kuka , Sokol Meqemeja , Helidon Begaj dhe Besmir Prifti : 4 biznesmenët që janë në dosjen e SPAK
Tre biznesmenë të mëdhenj një vend kanë dalë nga dosja e SPAK për afera korruptive me ish-ministrin e shpallur në kërkim Arben Ahmetaj. Ata janë Gerian Kuka, i përmendur nga mediat edhe se qendron pas kullës Mount of Tirana; Sokol Meqemeja që ka marrë miliona euro projekte nga qeveria dhe Besmir Prifti, ndërtues. Begaj po ashtu është ndërtues.
Analisti Arjan Curri tha në emisionin “Top Story” se Meqemeja, ndonëse ka emrin në SPAK, ka marrë nga qeveria dy fusha me vendburime gazi në Shqipëri.
“A është gjyq popullor që Sokol Meqemeja bashkë me bashkëshorten e tij përfiton koncesione nga gazi, te pulat? Nuk është gjyq popullor se këto janë fakte. Këto kanë dalë nga SPAK-u, në momentin që përmenden në SPAK ne kemi detyrë si media të hetojm për ta”, deklaroi Curri.
Ndërsa gazetarja Anila Hoxha tha se SPAK ka hezituar për të zbuluar lidhjet e këtyre biznesmenëve me Ahmetajn.
“Nëse do ta ndjekim në formë lineare dosjen hetimore e kupton shumë mirë pse kanë dalë këto emra. Këto transaksione disa milionë euro, për të cilin Prokuroria e Posaçme megjithëse ka teknologjinë më të mirë, ishte treguar pak e ngathët për të nxjerrë bisedat, e-mailet. Në sistemin TIMS duhet fare pak kohë për të verifikuar kush udhëtoi me kë. Gerian Kuka përmendet në dosje, Prifti përmendet në dosje, Sokol Meqemeja përmendet në dosje. Veprimet e tyre mbi disa shkresa hedhin pikepyetje mbi ta”, u shpreh ajo.
Çfarë thuhet në dosjen e SPAK për Ahmetajn për biznesmenin Sokol Meqemeja:
Rasti tjetër ka të bëjë me 140.000 euro në vitin 2018, me një pallat në zonën e Selitës. Vlera monetare u paraqit si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’, ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të një apartamenti me sip 178.68 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2 ndodhur në zonën në ZK 3292 në vendin e quajtur Selitë në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sheron” sh.p.k vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” sh.p,k.