Gerian Kuka, nën hetim nga SPAK , Agim Zeqo dhe Ilir Shtufi fitojnë statusin e investitorit strategjik në Korçë

Qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik “Investment and Development Albania” për ndërtimin e një hoteli luksoz në Korçë, duke vënë në dispozicion edhe 10 mijë metra katrorë pronë shtetërore.

“Prona e përmendur vihet në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Green House Korça Resort”, me subjekt investues “Investment and Development Albania”, sh.p.k., me NUIS L91703053C” thuhet në vendimin e qeverisë.

Gerian Kuka, nën hetim nga SPAK , Agim Zeqo dhe Ilir Shtufi fitojnë statusin e investitorit strategjik në Korçë
Gerian Kuka, nën hetim nga SPAK , Agim Zeqo dhe Ilir Shtufi fitojnë statusin e investitorit strategjik në Korçë

Sipas databazës, opencorporate.al kompania zotërohet nga biznesmenët Agim Zeqo, ish presidenti i sport klub Skënderbeu, që është aksioneri më i madh me 40 % të aksioneve, dhe ortakët Gerian Kuka dhe Ilir Shtufi të cilët kanë respektivisht nga 30 % të aksioneve.

Më datë 01/02/2023 Komiteti i Investimeve Strategjike, me vendimin nr 29/ 4, miratoi statusin “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë”, për projektin e investimit “GREEN HOUSE KORCA RESORT” që parashikon realizimin e investimit në sektorin strategjik të turizmit.

Mediat: Ilir Shtufi , Agim Zeqo dhe Gerian Kuka pas kullës në Tiranë? Skandali I inceneratorëve nxjerr kokën te Mount of Tirana ?

Ky projekt do të zhvillohet nga subjekti “Investment and Development Albania” NUIS L91703053C dhe parashikon ndërtimin e një resorti, që do të ketë në përbërje një hotel me kapacitet total prej 94 (nëntëdhjetë e katër) dhomash, restorante, bare, SP.

Vlera e investimit të projektit të investimit “Green House Korça Resort” i parashikohet të jetë 18,106,741 (tetëmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtë mijë e shtatëqind e dyzet e një) Euro. Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” i jepet projektit të investimit “Green House Korça Resort”, për një periudhë 4 (katër) vjeçare.

Burimet e SPAK, rezulton se Kuka, ka pranuar njohjet dhe bashkëpunimet me Ahmetaj dhe Zoton.

“Nga deklarimet e tij që ka bërë, Kuka, para hetuesve, pranon njohjet me Ahmetaj dhe Hoxhën, poashtu edhe me Klodian Zoton, për të cilën SPAK thotë se hetimet nuk do të ndalen përsa i përket aferës së inceneratorëve por edhe sa i përket tenderëve të përfituar nga operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, aty ku së bashku me Zoton, rezulton se Geri Kuka, ka përfituar tenderin e OSHEE për sahatet elektrik, apo për matësit elektrik.

Ai vet ka dhënë deklarime, ndërsa SPAK, ndodhet në fazën e verifikimeve pasuror por edhe transaksione të dyshuar në marrëdhënie e biznesmenëve, zyrtarëve shtetëror, e ligjeve të bëra, por edhe të tenderëve të fituar. /Gazeta Jone