“Unë do ta ruaja një kopje offline në kasafortë.” Kjo është një nga argumentet e Ervin Muçës para prokurores së çështjes, e cila prej shtatorit po heton për hyrje të paautorizuar në sistemin TIMS, që kur kryhet në sistemet e rendit dhe të ushtrisë dënohet nga tre vjet deri në dhjetë vjet burgim.
Operacioni I dyshimtë për ekstraktimin e të dhënave nga TIMS-i ndodhur në 2 gusht 2023 , nis në orën 17.46 minuta të kësaj date deri në orën 1. 49 mbas mesnate të datës 3 gusht. Në fashikullin e hetimit të akuzës deklarohet se si Besjan Tonuzi dhe Ervin Muça, që të dy drejtorë, hynë e dorën nga zyrat e drejtorisë nën hetim me kartën e vartëses Ljubica Dervishaj.
Në fillim provohet se Besjan Tonuzi drejtor i sigurisë së sistemeve, së bashku me shtetasin Klodian Mazarin, përgjegjës sektori, pranë AKSHI si dhe një grua e identifikuar me inicialet M.SH, e cila nuk është e punësuar pranë drejtorisë nën hetim, hyjnë në drejtori. Një minutë më vonë ata paraqiten në zyrën e drejtorit të teknologjisë dhe informacionit Ervin Muça dhe në vazhdim nga këqyrjet e serverit të TIMS, në userin ‘oracle’ ndryshimi i fundit u zbatua në orën 1.39 minuta.
Për akt ekspertizën e SPAK , që provon se përse nuk duhej kryer cack up gjykata ka dalë me vendimin e urdhër ndalimit mbasi siç shpjegohet ekspozimi I të dhënave mund të rrezikojë seriozisht sigurinë e serverave.
Prokuroria deklaron se ka pyetur gjashtë persona , ndërkohë që në ‘hard diskun’ e sekuestruar janë konstatuar skedarë të eksportuar njësoj si ato të databazit të serverit.